Ministri spanjoll i Industrisë, Jose Manuel Soria, emri i të cilit është shfaqur në aferën “Panama Papers”, njoftoi sot dorëheqjen e tij, për shkak të dëmit evident të shkaktuar ndaj qeverisë dhe partisë së tij nga ky skandal.
“Kam shfaqur vendimin tim të pakthyeshëm për të paraqitur dorëheqjen, për shkak të dëmit të dukshëm që kjo situatë i ka shkaktuar qeverisë dhe Partisë Popullore”, deklaron në komunikatën e tij ministri që shumë media e akuzojnë se ka lidhje me kompani në parajsa fiskale.
Para Sorias, kryeministri i Islandës u dorëhoq për daljen e emrit të tij në ‘Panama Papers’