Nisja e punës sot e komisionit parlamentar për Reformën në Drejtësi, është komentuar edhe nga Delegacioni I BE-së dhe Ambasada e SHBA në Tiranë. Në një deklaratë të përbashkët delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara nënvizojnë se mirëpresin rifillimin e dialogut në komisionin parlamentar për Reformën në Drejtësi.
“U bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të dëgjojnë 91% të shqiptarëve që e mbështesin këtë reformë të rëndësishme, duke e çuar atë drejt përfundimit me sukses pa vonesa apo pengesa. Të gjitha partitë politike kanë një rol në këtë proces dhe kanë përgjegjësinë madhore për të arritur një marrëveshje”, thuhet në deklaratën për shtyp të BE-së dhe SHBA-së.