Koreja Veriore ka bërë një test me raketë në bregun e saj lindor, por lëshimi ka dështuar, kanë bërë të ditur zyrtarë amerikanë dhe koreano-jugorë, transmeton koha.net.
Raketa nuk është identifikuar, por besohet që ka qenë një raketë balistike “Musudan”, me rreze të mesme veprimi, që ishte testuar edhe më parë.
Ky testim i dështuar përkonte me ditëlindjen e themeluesit të Koresë Veriore Kim il-Sung. Vendi i izoluar po vazhdon të kryejë teste të raketave, duke i rritur gjithnjë e më shumë tensionet në gadishullin korean.