Që gazeta ‘Integrimi’ është organ zyrtar shtypi i Lëvizjes Socialiste për Integrim kjo dihet, por pasqyrimi i aktiviteteve të qeverisë mbetet i lokalizuar vetëm për ministrat e saj.
Po të shohim gazetën në fjalë, asnjë prej titujve të faqes së parë nuk flet për vizitën e delegacionit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pritjes historike që Presidenti Amerikan i bën një kryeministri shqiptar.
Në fakt, nëse kjo gazetë ju bie ne dorë rastësisht pas disa viteve duke rrëmuar nëpër arkiva, nuk do të merrni vësh asgjë ç’ka ndodhur në Uashington në prillin e vitit 2016. (javanews / r.a)