Policia njofton se nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 1 Tiranë, u arrestua një shtetas për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Mësohet se identiteti i të ndaluarit është Namik Cukaj, 65 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit nr.1, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, në një banesë e cila ishte përshtatur dhe kthyer në bazë prostitucioni, është gjetur e mbyllur në një dhomë shtetasja M. C, 40 vjeçe, banuese në Durrës.
Nga hetimet rezulton se kjo shtetase shfrytezohej për qëllime prostitucioni pa deshirën e saj dhe nën presion duke ushtruar dhe dhunë fizike ndaj saj nga shtetasi Namik Cukaj për një periudhë kohore prej 1 muaj.
Ky shtetas i bënte presion dhe i çonte klient kësaj shtetaseje në këmbim të marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës prej 3 mijë Lekë të rinj. Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Tiranë, për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga Nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Namik Cukaj.