Dy persona kanë humbur jetën në një aksident në rrugën e fshatit Golem në Shkodër. Ngjarja u shënua rreth orës 5.30 të mëngjesit të sotëm. Sipas policisë, një automjet tip “BMW X5” me targa AA888 MU, i drejtuar nga Besmir Fikaj rreth 28 vjeç ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me murin e një bisnesi, e më pas është përmbysur.
Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, që ishte kthyer dy ditë më parë nga Anglia dhe pasagjeri, Dash Rexhepi rreth 22 vjeç. Burime të policisë bëjnë me dije se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte mjeti, ndërsa të dy viktimat nuk kishin vendosur as rripin e sigurimit. Vijojnë hetimet.
BW