Ngrënia e çokollatës së zezë mund të jetë çelësi i një gjumi më të mirë gjatë natës, thuhet sipas një studimi të ri.
Çokollata është e pasur me magnez – një mineral thelbësor i cili ndihmon orën biologjike të trupit të ecë në kohë, thonë shkencëtarët.
Kështu, duke ngrënë çokolatë, njerëzit do t’iu adaptoheshin ritmeve të ditës dhe natës, duke siguruar kështu një kualitet më të mirë të gjumit.
Ky përbërës gjendet edhe në shumë ushqime të tjera, duke përfshirë perimet me gjethe të gjelbra, farat, peshkun, fasulet, avokadot, jogurt dhe banane.
Çokollata madje mbështetë sistemin imun, duke parandaluar disa lloje të kancerit dhe duke ulur rrezikun nga sulmi në zemër.
Sipas studimit të Universitetit të Edinburgut, magnezi ndihmon në rregullimin e gjumit, përmes ndërhyrjes në orën biologjike të trupit dhe ciklit të ditës dhe natës.
Express