Republika Çeke është e gatshme për të ndryshuar emrin e saj në Çeki, për ta bërë më të lehtë për kompanitë dhe ekipet sportive ta përdorin atë në produkte dhe veshje.
Vendi do të mbajë emrin e saj të plotë, por Çekia do të jetë emri zyrtar i shkurtër gjeografik, në këtë rast siç është Franca, nga Republika Rranceze, shkruan BBC.
Nëse miratohet nga parlamenti, emri do të depozitohet në Kombet e Bashkuara.
Republika Çeke u krijua pas ndarjes së Çekosllovakia më 1993.
Disa e kanë kritikuar emrin Çekia si të shëmtuar, duke e quajtur të ngjashëm me Çeçeninë.
Express