Telekom Albania, operatori më novator celular në Shqipëri, në bashkëpunim me grupin alternativ “Asgjë sikur dielli” sjellin për herë të parë para publikut shqiptar videoklipin muzikor në realitetin virtual – “Disident”.
Videoklipi do të prezantohet këtë të premte në vendin më cool të kryeqytetit @Telekom Community Store, në një mbrëmje të hapur festive ku muzika mund të shijohet me të gjitha shqisat.
Mbrëmja e Realitetit Virtual me “Disident” vjen si risi në Shqipëri duke ofruar një mënyrë krejt të veçantë të shijuarit të një videoklipi muzikor dhe të përjetimit virtual të tij.
Festa nis në orën 20:00 dhe publikut të pranishëm në @Telekom do t`i jepet mundësia që nëpërmjet syzeve virtuale Gear VR dhe kufjeve profesionale të shohë në një formë krejt të re videoklipin. Mbrëmja do të vazhdojë me ‘Asgjë Sikur Dielli’ në skenë me një koncert LIVE dhe me DJ Cool deri në orët e vona të natës.
Asgjë sikur Dielli është një nga grupet më legjendare të rrokut alternativ shqiptar, themeluar në Prishtinë, për të pushtuar me muzikën e tyre të gjitha trojet shqiptare. Të pranishëm në këtë event ata do të mbajnë një koncert live gjatë të cilit do të performojnë disa nga hitet që i kanë rezistuar kohës në rrymën e tyre muzikore. Grupi formohet nga artistët: Alban Nimani, Bujar Hundozi, Fatos Berisha, Faton Dolaku dhe Labinot Krasniqi.
@Telekom Community Store është hapësira më e veçantë dhe koncepti i së ardhmes krijuar nga Telekom Albania. Në pak muaj është kthyer në një qendër të rëndësishme të aktiviteteve të kryeqytetit me koncerte massive si Telekom Street Party në ditën e verës dhe aktivitete të teknologjisë së fundit si demonstrimi i realitetit virtual, workshopeve të shumta mbi kreativitetin dhe biznesin ose ekspozitave të artit dhe kulturës.
Për të marrë pjesë në këtë event kaq të vecantë ju mund të konfirmoni pjesëmarrjen duke ndjekur linkun: https://www.facebook.com/events/217337271973842/.