Princi William dhe Kate Middleton bënë një vizitë njëjavore në Indi.
Më 12 prill, mbreti i ardhshëm i Anglisë u takua me kryeministrin indian Narendra Modi dhe pozuan para fotografëve me shtrëngimin e zakonshëm të duarve.
Por, nëse ju mendoni se ishte një shtrëngim i zakonshëm, me siguri që Princi nuk mendon kështu. Pas takimit, në duart e tij duken shenjat e shtrëngimit të fortë të duarve.
Nëse Modi e ka kaq të fortë shtrëngimin, imagjinoni si mund ta ketë përqafimin…