Një mësues nga Manza është shkarkuar ditën e sotme nga puna. Mësuesi i shkollës së mesme u shkarkuar pasi rezultoi se ishte përdorues droge.
Lajmi është bërë i ditur nga drejtorja e Arsimit në Durrës, Lindita Muka, gjatë një takimi në prefekturën e Durrësit, me qëllim senzibilizimin e të rinjve për të denoncuar rastet e kultivimit të drogës.
Muka deklaroi se mësuesi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, shkaktoi dëme materiale në shkollë, dhe Këshilli Disiplinor bëri pezullimin e tij, shkruan Dita. Kjo u pasua nga dorëheqja e mësuesit, dhe më pas Drejtoria Arsimore Rajonale firmosi prishjen e kontratës.