Myqerem Tafaj, ish ministri i arsimit të PD është shpallur i pafajshëm nga ana e Gjykatës së Lartë. Prokuroria kërkoi për të 1 vit burgim me akuzën e shkeljes së ligjit në akreditimin e 8 degëve të Universitetit Vitrina, të cilat i shkaktuan një dëm prej 1 milionë dollarësh shtetit.
Në bazë të hetimeve të Prokurorisë, nga shpërdorimi i detyrës së ish-ministrit Tafaj, 1869 diploma të lëshuar nga universiteti privat janë të pavlefshme.
Sipas organit të akuzës përmes veprimeve të ish-ministrit, universitetit privat iu dha mundësia të ofronte programe studimi me pasoja të rënda financiare për individët dhe për shtetin.
Më herët gjatë seancave të kaluar gjyqësore, ish-ministri dhe deputeti i PD kishte kërkuar rrëzimin e akuzës me pretendimin se ishte ngritur mbi bazën e një ligji të shfuqizuar.