Parlamenti Europian ka miratuar me 428 vota projektrezolutën për Shqipërinë për vitin 2015 të hartuar nga eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan.
Gjatë debatit mbi rezoluten e Knut Fleckenstein për integrimin europian të Shqipërisë në seancen plenare te Parlamentit Europian, ministrja holandeze Jeanine Hennis-Plasschaert dhe komisioneri Johannes Hahn kanë rradhitur si kryeprioritet për Shqipërinë, finalizimin e reformën e drejtësisë pêrmes dialogut politik dhe fillimin e zbatimit të saj.
Komisioneri Hahn ka thënë se për këtë reformë ka mbetur për t’u hedhur hapi i fundit dhe ndonjëherë hapi i fundit është më i vështiri. Por sipas Hahn, kjo reformë është tepër e rëndësishme për vendin për t’u përdorur si një subjekt manovre politike nga ndonjë parti politike.
Por presidenca holandeze dhe Komisioni Europian janë shprehur qartë, se kjo nuk është e vetmja reformë mbi bazën e së cilës do të vlerësohet Shqipëria.