Seanca e sotme e Kuvendit pritet të vendosë për dy kërkesat e Partisë Demokratike, dërgimin për interpretim në Gjykatë Kushtetuese të mandatit të deputetëve të PS-së, Valentina Leskaj dhe Rakip Suli, si dhe të kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor për CEZ-n. Plotësimi i tyre, bashkë me miratimin e amendamentit të ligjit ‘Për dekriminalizimin’ dhe atij ‘Për komisionet hetimore’, janë kushtet e vendosura nga opozita për normalizimin e marrëdhënies së saj me parlamentin, të cilin ajo e bojkoton prej gati dy muajsh.
Këto dy cështje pritet të jenë në qendër të debatit të sotëm në Kuvend, ndërsa séanca parashikon për diskutim dhe cështje të tjera. Fillimisht, në axhendë janë përfshirë pikat e mbartura nga séanca paradhëse, e ndërprerë pas tensionit të krijuar në sallë.
Rendi i ditës përfshin dhe dekretin e Presidentit që kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin per disa ndryshime ne ligjin “Për mediat”. Ratifikimi i marrëveshjes me Rumaninë ‘Për mbrojtjen shoqërore’ dhe raporti vjetor për veprimtarinë e Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2015, janë nder pikat e rendit të ditës të seancës së sotme plena