Ka nisur marshimi i qytetarëve në shenjë solidariteti pas vrasjes se 14-vjeçarit Martin Cani, nga bashkëmoshatari i tij.
Marshimi ka nisur nga shkolla “Fan Noli” për të shkuar drejt Ministrisë së Arsimit.
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit pas ngjarjes si dhe ndërrimin e emrit të shkollës, duke i vendosur emrin e të ndjerit.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli” ku dy të miturit studionin.