Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare FINMA po heton disa banka zvicerane pas zbulimeve me kompanitë “offshore” në Panama. Sa dhe cilat banka janë të prekura nga FINMA nuk duan të tregojnë në një intervistë për “NZZ am Sonntag”. FINMA dëshiron të dijë se cilat banka kanë punuar me firmën në fjalë në Panama dhe ndoshta kanë shkelur ligjet zvicerane.
Fakti se Zvicra është prekur edhe nga të ashtuquajturit “Panama Papers”, presidenti i FINMA, Thomas Bauer, ka pranuar më tutje se jo të gjitha bankat në përputhje me rregullat kundër pastrimit të parave janë në të njëjtën gjendje. Drejtori i FINMA, Mark Branson, u kishte bërë thirrje bankave zvicerane javën e kaluar për më shumë angazhim kundër pastrimit të parave.