Deputetja Jorida Tabaku ka kërkuar një minutë heshtje në Kuvend për ndarjen e parakohshme nga jeta të anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Arben Tafaj, kryetar i shoqatës “Tirana”.
Pas kësaj kërkese, Taulant Balla ka marrë fjalën, teksa u shpreh se kjo minuta e heshtjes është bërë pak qesharake.
“Respekt për figurën e Arben Tafaj! Respekt për figurën e Sami Repishtit! Por është fyerje dhe e papranueshme kur minuta e heshtjes për atdhetarin dhe antikomunistin Sami Repishti, u kërkua nga një person që vite më parë e akuzonte për spiun të sigurimit”, shkruan Balla në facebook, ndërsa ka ndarë pjesë nga fjala e tij në Kuvend.
/a.r