Grupi i Partisë Demokratike është përfshirë në debate lidhur me qëndrimin që do të mbajë për dërgimin e mandatit të deputetëve socialistë, Valentina Leskaj dhe Rakip Suli.
Anëtari i Komisionit të Ligjeve, Eduard Halimi, ka kërkuar nga Grupi Parlamentar që të mos e votojë vendimin Këshillit të Rregullores dhe Mandateve për dy deputetët. Sipas Halimit, vetofrimi në Kushtetuese do të sjellë rrëzimin e kërkesave nga Gjykata Kushtetuese.
Ndërkohë që deputetët Arben Imami, Astrit Patozi dhe Edi Paloka, të mbështetur nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë kërkuar që pavarësisht se si është formuluar kërkesa e Këshillit të Mandateve, ajo do të votohet në seancë, raporton “Panorama”.
Basha mësohet se u ka kërkuar deputetëve demokratë që të bëjnë një interpretim në seancën e sotme plenare të kësaj kërkese për të dërguar në mënyrë vullnetare mandatet në Gjykatën Kushtetuese.