‘Bataclan’, salla e famshme e koncerteve ku u masakruan 90 persona gjatë atentateve të Parisit, do të rihapet në nëntor të këtij viti me një seri koncertesh.
Siç njoftohet nga menaxherët e teatrit, i pari që do të interpretojë do të jetë këngëtari britanik Pete Doherty, i cili do të ngjitet në skenë në 16 nëntor, thuajse një vit pas masakrës së terroristëve.
Dy ditë më pas do të jetë radha e yllit senegalez Youssou N’Dour dhe e bandës së tij ‘Super Etoile’ të Dakarit, transmeton Shqip.
Ndërkohë, ‘Eagles of Death Metal’, banda muzikore kaliforniane që gjendej në skenë në momentin e hyrjes së terroristëve, kanë shprehur dëshirën për të qenë të parët të ngjiten në skenë në sallën e koncerteve të ‘Boulevard Voltaire’ pas punimeve për rikonstruksionin që po zhvillohen edhe aktualisht.
Në Paris ekziston edhe shpresa që në ‘Bataclan’ mund të këndojnë edhe “Cure”, një nga banat më të mëdha të rrokut të të gjitha kohëve, e cila në nëntor do të zhvillojë një turne muzikor në kryeqytetin francez.