Deri tash kemi parë aeroplanin, helikopterin dhe makinën, e presidentit amerikan Barack Obama, por kanë munguar fotografitë e autobusit të Obamës, Ground Force One.
Autobusi është i gjatë mbi 13 metra dhe është dizajnuar nga shërbimi sekret. Ai kushton 1.1 milion euro dhe konsiderohet se kjo kosto është efektive.
Përpara se të prodhonin Ground Force One, shërbimi sekret ka marrë me qera një të tillë sa herë që i është dashur presidentit autobusë për xhirot e tij, natyrisht që edhe ata autobusë kanë qenë në nivelin e lartë të sigurisë. Siguria e GFO është e lartë, me mbështjellës të blinduar, xhama të blinduar dhe goma të veçanta.
Autobusi i njeriut më të fuqishëm në botë ka një sistem kundër zjarrit, rezervuare të oksigjenit që të ndihmojnë frymëmarrjen në raste të sulmeve kimik, dhe ka një shërbim special për gjakun e presidentit nëse ai, potencialisht, lëndohet.