Gjigantët nga Mynihu kanë konfirmuar zyrtarisht se Herri Kejn do të humbasë ndeshjen e ardhshme të Kupës kundër kampionëve të Bundesligës, Bajer Leverkusen, të martën.
Bajern do të duhet të bëjë pa sulmuesin Kejn për momentin. Anglezi pësoi një çarje të vogël të fibrës muskulore në kofshën e djathtë të pasme në ndeshjen ndaj Borusia Dortmund. Kjo ka qenë njoftimi i klubit në faqen zyrtare të dielën. Sipas informacioneve të “BILD”, Herri do të mungojë për të paktën dy javë.
Nëse procesi i shërimit shkon në mënyrë optimale, ai mund të jetë i aftë për takimin e fundit të vitit në Bundesligë kundër Lajpcig (20 dhjetor). Nëse i referohemi shifra të golashënuesit të përfaqësuese angleze te bavarezët në këtë sezon, ato janë të frikshme dhe demonstrojnë se sa ndikimi ka numri “9” në “Allianz Arena”, 20 gola dhe 9 asiste, përgjatë 19 ndeshje.