Vendvotimet që pritet të hapen më 24 prill në Kosovë për llogari të zgjedhjeve parlamentare të Serbisë, kryeministri Isa Mustafa i ka quajtur qendra grumbullimi të votave nga OSBE-ja, shkruan “Koha Ditore”.
Kjo është braktisje nga paralajmërimet e mëhershme të qeveritarëve se serbët do të mund të hedhin votën e tyre vetëm përmes Zyrës ndërlidhëse të Beogradit. Kjo zyre ekzistonte edhe në vitin 2014, kur për serbët ishin hapur dhjetëra qendra votimi në territorin e Kosovës.
“Në Kosovë nuk do të ketë zgjedhje serbe, por do të ketë vetëm grumbullim të votave nga ana e OSBE-së”, ka thënë Mustafa me rastin e vizitës në Komunën e Mamushës.