Sergej Lazarev, këngëtari që do të përfaqësojë Rusinë në Eurosong, humbi ndjenjat në skenë gjatë një shfaqjeje në Shën Pjetërburg.
Edhe pse këngëtari i ra të fikët, audienca vazhdoi të duartrokasë ndërsa asnjëri prej të pranishmëve nuk iu afrua për të parë se çfarë po ndodhte për gati 40 sekonda.
Kur e kuptuan se gjendja është serioze dhe vrapuan për ta ndihmuar. Më vonë u njoftua se e gjithë kjo kishte ndodhur shkaku i stresit dhe rraskapitjes.
Mediat botërore raportojnë se këngëtari rus konsiderohet si një nga favoritët kryesor të triumfojë këtë vit në Eurosong.