Gjykata e Padovës ka dënuar sot me 2 vjet e 4 muaj burg këngëtaren shqiptare Mirela Qato, e cila i ka bërë shantazh një biznesmeni italian, pas një marrëdhënie të ndërprerë dashurie.
Për ta mbajtur biznesmenin pranë vetes, 48-vjeçarja shqiptare me nënshtetësi italiane ka sajuar një shtatzani, e për ta ndërprerë i ka zhvatur plot 300 mijë euro biznesmenit Gazzo Padovano.
Historia e dashurisë mes Mirelës dhe biznesmenit 18 vjet më të madh se ajo nisi në janar të 2014-s, falë një njoftimi në gazetë për zemrat e vetmuara në të përditshmen “Occhio”.
Biznesmeni shkonte e merrte çdo ditë me makinë në Vicentino shqiptaren që ishte pjesë e një orkestre muzikore “Sergio e Mirella” pasi ishte dashuruar thellësisht me të. Marrëdhënia e tyre ka zgjatur deri në pranverën e vtit 2015, kur gjithçka u përmbys. Mirela besonte se 66-vje♪5ari do ndahen nga gruaja e tij, për të jetuar me të, por u zhgënjye. Në këtë situatë krijoi gjithë historinë e shtatzanisë për ta përdorur si hakmarrje dhe për t’i zhvatur plot 300 mijë euro.