Autoritete e Kosovës ia kanë ndaluara drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriçit, hyrjen në Kosovë. Kështu është thënë sonte në Konventën e Partisë Përparimtar të Serbisë në Graçanicë, njofton Tanjug, transmeton Koha.net.
Zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovën Damjan Joviç ka deklaruar se “pushtetmbajtësit në Prishtinë nuk kanë lejuar që Gjuriç të jetë në Kosovë”.
“Gjuriçit iu ndalua lëvizja e lirë në Kosovë, në kohën kur nëpër Kosovë shëtisin lirshëm qindra terroristë nga bota, vrasës brutalë e me përvojë, bashkëluftëtarë të atyre që vrasin qytetarë të pafajshëm në Paris, Bruksel dhe në metropolet tjera evropiane”, ka thënë ai duke thirrur që në zgjedhjet e 24 prillit serbët e Kosovës të votojnë për Aleksandar Vuçiçin.