Avokati Spartak Ngjela ka shkruar pasditen e sotme në rrjetin sociale Facebook duke komentuar atë cc’ka do ndodhë pas reformës në drejtësi.
“Oré… doni apo nuk doni ju, Reforma në Drejtësi do te bëhet… në procese do shkoni…dhe parate e vjedhura do t’ju merren. Shqiptarë të grabitur – edhe pak durim!” – u shkruan Ngjela ndjekësve të tij.
Spartak Ngjela, që drejton dhe PLIDR, njihet si mbështetës i një reformimi radikal të sistemit aktual të drejtësisë në vend.