Një aksident tragjik i mori jetën tre persona pasi makina e tyre ra nga një urë e papërfunduar mbi lumin Ramganga, në Indi.
Viktimat, Nitin Kumar, 30 vjeç, dhe dy kushërinjtë e tij, Ajit Kumar, 35 vjeç, dhe Amit Kumar, 30 vjeç, ishin duke udhëtuar për të marrë pjesë në një dasmë. Ata po ndiqnin udhëzimet e naviguesit online që i çonte nga Gurugram, por kur kaluan mbi urën e papërfunduar, ata ranë në lumin e thellë prej rreth gjashtë metrash,
Siç raportohet, një mjegull e dendur kishte vështirësuar shikimin e drejtuesit dhe ata nuk ishin të vetëdijshëm për kushtet e rrezikshme të urës.
Pas aksidentit, autoritetet vendosën barriera dhe tabela paralajmëruese për të mbyllur kalimin mbi urën. Policët vendosën të nisnin një hetim dhe të ndërmerrnin masa ndaj përgjegjësve për këtë incident tragjik. Një padi u ngrit ndaj inxhinierëve të përfshirë dhe përgjegjësve të rrugës.
/a.r