Byroja e Kuvendit vendosi që t’i tërheqë vëmendjen Berishën për fjalorin e shprehur në seancën e një jave më parë.
Byroja e mbledhur nga kryeparlamentari Ilir Meta pasditen e sotme për të shqyrtuar masat administrative ndaj deputetëve, vendosi që të dënojë Ristanin 5 ditë, Palokën dhe Roland Ketën po me 5 ditë. Edhe deputeti Braçe është dënuar 5 ditë duke filluar nga sot.
Braçe: Keni parë ndonjëherë ju ndonjë burrë 70 vjeç që shan nga nëna?!
Pas vendimit të Byrosë, ka folur për median deputeti Erjon Braçe i cili e ka cilësuar vendimin si “fatkeq”, në kushtet kur sipas tij për 25 vite me rradhë, Berisha ka shpifur për këdo në aulën e parlamentit.
Braçe: Në 20 vitet e mia në parlament ndodh që ai që fyen, shan sulmon, ai që prish seancat parlamentare, falet po përsëri dhe gjithë të tjerët dënohen. Kjo është historia për fat të keq e këtij parlamenti edhe sot.
Gazetarja: Po shumica e Byrosë është e juaja…
Braçe: Po dhe pastaj, ku është kontradikta këtu? Jo zonjë, edhe njëherë tjetër, unë nuk jam brenda maxhorancës për të pranuar cdo lloj vendimi. Kush është e padrejtë është e padrejtë… dhe unë asaj që është e padrejtë i kam thënë e atillë edhe kur partia ime është në pushtet.
“Po t’i referohemi seancës, çdo gjë ka nisur me Arben Ristanin, jam përgjigjur unë, ka vijuar me Sali Berishën, jam përgjigjur unë dhe pastaj ka vijuar me ndërhyrjen e dhunshme të Palokës dhe pas ndërprerjes së seancës ka vijuar me sulmin fizik të n një deputeti tjetër. Kjo është e vërtëta. Është fare e qartë.
Ajo që më shqetëson pas këtij vendimi ka të bëjë me faktin se në parlament po legjitimohet një regjim i dhunshëm, fyerje, ndaj jetës private. Regjim që kryesohet nga Berisha. Ky regjim që duhet të merrte frymë tani që parlamenti është në një proces vetëpastrimi ndodh e kundërta, dhunuesi të falet dhe gjithë të tjerët të dënohen,” tha Braçe.