Mbi 10 mijë shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare kanë zhvilluar paradën e madhe kuq e zi në 112-vjetorin e Pavarësisë.
Në paradën ku u ekspozuar rrënjët shqiptare, historia dhe kultura shqiptare kanë parakaluar 350 grupe artistike, nga 150 qytete të ndryshëm ku jetojnë shqiptarë, që nga Nju Jorku, Brukseli, Çamëria, Kosova, arbëreshët e Italisë dhe e gjitha Shqipëria.
Me flamuj në duar, këngë e valle shqiptare, me veshje tradicionalë nga krahina të ndryshëm, shqiptarët ecën në paradën nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri të sheshi “Skënderbej”.
Tirana u kthye këtë 28 nëntor, për të dytin vit radhazi, në kryeqendrën e festimeve të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë.
/a.r