Me rastin e Festave të Nëntorit nuk kanë munguar urimet për shqiptarët edhe nga diplomatët e huaj në vendin tonë.
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato ka uruar Ditën e Pavarësisë, ku thekson se ky 112 vjetor e ka gjetur vendin më afër BE-së, me hapjen e negociatave për grupkapitujt e parë themelorë.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Hapja e negociatave të anëtarësimit për Grupkapitullin e parë mbi themelorët këtë vit është një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në familjen e Bashkimit Evropian. Shumë sfida janë përpara, por BE-ja është e përkushtuar të qëndrojë në krah të Shqipërisë në çdo hap”, uron ambasadori Gonzato.
Urimet për Pavarësinë i ka përcjellë edhe Ambasada e SHBA-së në Tiranë. Përmes një video të veçantë ku një nga diplomatët amerikan këndon himnin shqiptar, ambasada shkruan se SHBA-të janë krenare për Shqipërinë dhe shqiptarët.
/a.r