“Kur isha 14 vjeç, një mësuese e artit dramatik, më tha që do kisha bërë mirë të kënaqesha me personazhe vajzash të shëndosha. Më shiko tani!” Mesazhi i Kate Winslet lëshuar në skenën e BAFTA 2016 është për të gjithë ata, vajza dhe djem, që të paktën një herë në jetë, janë ndier të ofenduar dhe të shkurajuar nga njerëzit që kishin dëshirë t’i shihnin ndryshe.
“Ajo që dua të them është që çdo vajzë që është fyer nga një mësues, mik, apo edhe prindërit, nuk duhet të dëgjojë asnjëri. Thjesht mos dëgjoni asnjëri! Këtë bëra unë, nuk i dëgjova, vazhdova rrugën, kapërceva frikërat e mia, pasiguritë e shumta,” ka shpërthyer Kate Winslet nga maja e karrierës. E zbuluruar nga suksese të arritur edhe, dhe mbi të gjitha, falë karakterit të saj luftarak, mospërkuljes së saj ndaj bukurisë hollivudiane.
Dhe ja ku është, një Oscar mbi komodinë dhe një kandidaturë të freskët për interpretimin në filmin Steve Jobs. Por nuk është e vetmja që lufton kundër “rregullave” të bukurisë kanonike, me çdo kusht. Si raporton gazeta italiane La Repubblica janë shumë vajzat e famshme që kanë zgjedhur të jenë vetvetja. Mes tyre Angelina Jolie, Katy Perry, Emma Watson, Jennifer Lawrence.
“Kur dikush do të thotë që je ndryshe, qesh, ngri kokën dhe ji krenare”, ka thënë Angelina Jolie, e vënë në lojë për dobësinë e saj. “Nuk duhet të jesh e përkryer për të realizuar ëndrrat”, ka thënë këngëtarja tjetër.
Të pranuarit e vetes është një sfidë që e kalojnë një numër i madh adolenshentësh, por nëse rritesh nën presionin e kinemasë dhe fotografëve, bëhet edhe më e vështirë.