Gjykata e Posaçme liroi të mërkurën nga arresti shtepiak ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai mbahej i izoluar prej 11 muajsh në banesë, pasi SPAK e akuzon per korrupsion ne lidhje me hetimet mbi aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Lidhur me këtë ka folur në “News Hour”, analisti Erbi Ago, i cili deklaroi se heqja e masës nuk e shmnag nga hetimi Berishën dhe nuk duhet të entuziasmohet deri në vendimin final më 27 dhjetor.
“Entuzismi buron dhe për shkak të një ndjesie që mund të ketë individi kur dëgjon heqjen e një mase të tillë. Unë do të thoja që asnjëra palë mos të gëzohet pasi vendimi final do të jepet më dhjetor. Kjo do të thotë që heqja e masës nuk të shmang nga hetimi.
Gjykata ka marrë dhe disa elementë parasysh si mosha, apo rreziku që mund të largohet nga vendi. Në fund ëhshtë një hetim që ka dashur kohën e vetë për marrë vendimin”.
Më tej, ai u ndal dhe te protesta e opozitës që u zhvillua të martën, duke e cilësuar pa asnjë lloj vlere, pasi nuk i plotësoi dispozitat për të qenë e suksesshme. Ago ka theksuar se nëse pas protestës bie heshtja në seli, atëherë ajo nuk ka qene resultative.
“Ka disa dispozita për të qenë një protestë e suksesshme, vjen në rritje në numër, zgjerim në zonat ku protestohet, ka një vazhdimësi. Është një protestë me orarë dhe nuk është mosbindje civile. Kemi arritur në një pikë që protesta nuk ka asnjë lloj vlere.
Kemi shumë rrugë që mund të zgjedhim që mua më duket pak absurde. Unë kam qene në një debat pasi kam kërkuar një program dhe më thanë që do dali, por unë ende si votues nuk e kam një program. Ideja është që çfarë të ofron kjo opozitë përveç se këtyre pseudoprotestave. Unë do të thoja që unë si qytetar i Republikës së Shqipërisë, do të doja të dija se çfarë ofron kjo opozitë nesër.
Historia ka treguar që pas protestave të suksesshme, ka dalje dhe brohoritje nga selia, pork jo nuk doli kështu. Nëse pas një proteste mbizotëron heshtja, kjo protestë nuk ka qene e suksesshme. Unë do të sugjeroja që kjo opozitë të përqendrohet në zgjedhje.
PD nuk shikon vetëm interesat e veta si parti. Po në këtë rast PD po përqendrohet në interesat e disa individëve specifikë, si kryetari i PD apo dhe individë të tjerë që preken nga SPAK. Kam vënë re që kur SPAK jep vendime kundër palës tjetër jep mbështetje, ndërsa kur jep vendime kundër teje, ka standarde të dyfishta”.