Këshilli i ministrave gjatë vendimeve të fundit vendosi që të shpallë Liqenin e Ohrit si zonë bashkëmenaxhuese peshkimi.
Në vendimin e sotëm thuhet se në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 54, të ligjit nr.64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave, vendosi që të shpallë liqenin e Ohrit si zonë bashkëmenaxhuese peshkimi, për të ushtruar aktivitetin e peshkimit tradicional.
Plani i bashkëmenaxhimit për liqenin e Ohrit miratohet me urdhër të ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, brenda 12 muajve nga data e miratimit të kësaj zone, ky plan të jetë në përputhje me planin e menaxhimit të basenit Drin-Buna.
Sipas veprimtarisë dhe investimeve që do të kryhen në liqenin e Ohrit, duhet që ato të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi për zonat e mbrojtura dhe me objektivat e planit të menaxhimit të zonës së mbrojtur të liqenit të Ohrit.