Nga Kimete Berisha
1. Në kulmin e fushatës ‘Duaje tënden’, për ironi, kryeministrit i ndodhi dashuria me ‘të huajën’!
– Populli i prapambetur u nervozua shumë, në treg nuk flitej për gjë tjetër, qysh bre, na preu n’besë, por, u pajtuan shpejt me fatin e kryeministrit, i cili atëbotë e zhvillonte një luftë të fuqishme kundër ushqimeve ‘të huaja’!
– Sepse, më shumë ç’kombëtarizohesh nëse e konsumon ushqimin ‘e huaj’ sesa nëse dashurohesh në ‘të huajin’!
– Padyshim që kryeministri e ka pasur ‘mirë’, se, pa ushqim nuk bën, e pa dashuri, thonë që bën!
2. E shoqja e kryeministrit është misterioze.
Është absolutisht e shkëputur nga realiteti i Kosovës.
– Ajo sillet si një ‘shtet’ që nuk e ka pranuar shtetin e Kosovës.
– Është aq indiferente, sa që nuk ka dënjuar një herë të vetme, të dënojë së paku vrasjen e grave shqiptare e dhunën në familje, apo ta thotë një fjalë goje për tetë marsin e grave shqiptare.
– Indiferenca e saj nuk është e natyrshme, as nuk mund të interpretohet sikur nuk do të ‘përzihet’, sepse ajo e konsideron veten ‘intelektuale’.
– E shoqja e kryeministrit ndjehet superiore ndaj shqiptarëve, prandaj librin e saj e ka botuar dhe promovuar serbisht në Beograd, sepse lexues shqiptarë nuk ka parë, ndoshta me të drejtë.
3. Pasi është si ‘jashtëtokësore’ për popullin shqiptar të Kosovës, me të cilin nuk e lidh asgjë, e asnjë fjalë e vetme, mirë që i doli fjala që bile jeton në Beograd.
– Më mirë në Beograd se sa ‘Mars’, më mirë të jesh ‘ajo që je’, se sa të jesh e çuditshme, misterioze, indiferente, e ftohtë dhe e largët, që do të thotë ‘e frikshme’!
4. Nuk është faji i kryeministrit nëse e shoqja i ‘jeton’ në Beograd!
Se, as nuk të pyet kush n’ditë t’sotit!
– Kush e ka provuar ‘platoniken’, e kupton se në çastin që del nga shtëpia, ti gjithmonë je larg.
– Mos të shkoftë mendja e keqe, se ti lirisht mund të shkosh e të kthehesh nga Beogradi brenda ditës, e as që e heton kush.
5. Shqiptarët e lashtë e kanë pasur zakon të kujtojnë se nëse jeton dy javë ndaras me të shoqen, duhet të martohesh prej s’fillimit me të.
– S’di gjë për këtë rast, veç e di se largësia është ilaç, e bën dashurinë festive, e jo prozaike siç është në të vërtetë.
– Më kanë treguar se kur Kadare vinte në Prishtinë, gjithmonë i kërkonte dy dhoma hoteli ballë për ballë me të shoqen.
– Mirë ka vepruar…si Bllejk Keringtoni në ‘Dinasti’!
Bllejku nuk është i vetmi, ka shumë kolegë politikanë që të shoqet i kanë nëpër Evropë, dhe rrallë shihen, gati kurrë.
Punë për ta!
6. Në kohën kur kryeministri i akuzon krejt gazetarët shqiptarë si të paguar nga Aleksandër Vuçiq, një gazetar serb i Kosovës i tregoi atij se e shoqja i jeton në Beograd… A ke dëgjuar!
– Pse jo! Është normale të jetosh e të punosh në Beograd, por ende s’dihet a është normale ta kesh një banesë që kushton 400 mijë euro, siç e ka e shoqja e kryeministrit, i cili jeton falas në shtëpi të huaj!
Pse nuk ia blen një shtëpi!
P.S. I kërleshur dhe i veshur me pallto ‘stalinka’, kryeministri, i drejtoi dylbitë në kufirin me Serbinë, dhe çka me pa, ‘Leptiri’ i veshur si Babadimër.
Kush është vëlla ‘Leptiri’?
– Nuk e di.
Para disa muajve, në një show të njohur televiziv, që më la ‘pa mend’, nga dy shqiptarë (ish- punonjës të UDB-së), u shpalos një ‘dokument zyrtar i UDB-së’, ku kryeministri u përmend aty me do prirje ‘të tjera’…!
– Dhe, e përmendën njëfarë udbashi me nofkën ‘Leptiri’, me të cilin paska pas debatuar kryeministri për realizmin magjik dhe kundër bandave katundare të UÇK-së.
– Serbët gënjejnë, po, si krejt njerëzit, por e vërteta nuk është pronë e shqiptarëve, as e askujt!
Edhe armiku më i madh, që ka gënjyer tërë jetën, mund ta thotë të vërtetën!
‘Something is rotten in the state of Denmark’
Hamlet / Act 1 / Scene 4.
– Diçka nuk është në rregull!
Ekselente si gjithmonë Kimet.
Presje nuk të luan.
Pikën në kokë të Albinit ke vënë.
Albin Kurti, është Tradhëtari më i madh, i kombit Shqiptar, pas Sali Berishës.