Nga Eduard Zaloshnja
Silvinjo e ngriti kombëtaren tonë të futbollit në maja të larta. Dolëm të parët në grupin kualifikues për të shkuar në EURO24, dhe kur shkuam atje, patëm përballje dinjitoze me pesha të rënda të futbollit ndërkombëtar, si Spanja, Italia dhe Kroacia.
Por më pas, i njëjti Silvinjo na degëdisi poshtë në Kategorinë C të Nations League! Kjo, pas disa humbjeve të turpshme në fushën tonë me skuadra të nivelit të mesëm në Europë…
Nuk kam luajtur asnjë orë futboll, por kam parë mijëra orë futboll. Për më tepër, ndjek papushim statistika rreth futbollit. Dhe nga një analizë e të dhënave më të fundit statistikore në Ttransfermarkt rreth vlerave aktuale të kartonave të futbollistëve të kombëtares tonë, më rezulton se formacioni ynë me vlerë më të madhe të kartonave do të ishte si më poshtë:
Në portë: Strakosha (2.5 milionë euro)
Në mbrojtje: Gjimshiti (10 milionë euro); Ismaijli (5 milionë euro); Kumbulla (4.5 milionë euro)
Në mesfushë: Asllani (18 milionë euro); Ramadani (4 milionë euro), Mitaj (3.5 milionë euro); Balliu (3 milionë euro)
Në sulm: Broja (18 milionë euro); Muçi (12 milionë euro); Bajrami/Uzuni (5 milionë euro)
SHËNIM: Në qoftë se shkodrani Brajan Gruda pranon të luajë për Shqipërinë (vendi ku breza të tërë të familjes së tij kanë luajtur për Vllazninë dhe Shqipërinë), do të ishte lojtari me kartonin më të shrenjtë në kombëtaren tonë – plot 25 milionë euro aktualisht!