Protesta e mbrëmjes së sotme pati edhe një episod të veçantë që nuk kaloi pa u vënë re. Deputeti i PD, Flamur Noka, për të disatën herë bëri deklaratë publike para mediave dhe këtë herë akuzoi kupolën e Policisë së Shtetit dhe ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha.
Teksa akuzonte policinë të lidhur me krimin dhe trafiqet, Noka përmendi edhe emrin e Sokol Bizhgës, nëndrejtorit të Policisë së Shtetit, ish i komanduar si drejtor i përgjithshëm pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut.
Në ato momente Bizhga ishte pas kordonit policor i vendosur për masat e sigurisë dhe ndjekjen e planizimit të efektivëve.
Ndërsa dëgjonte deputetin e PD-së që i përmendtte emrin bashkë me kryepolicin Ilir Proda dhe Neritan Nallbatin, Bizhga e ka marrë me buzëqeshje, duke kthyer edhe kokën në krahun tjetër.