Rruga te Pallati me Shigjeta vijon të jetë e bllokuar ka patur tentativa nga shoferët që kanë kërkuar për të kaluar rrugën por nuk janë lejuar.
Në një deklaratë Klevis Balliu ka çuditur jo pak teksa u shpreh se pse qenka veper penale kur opozita bllokon rrugen dhe jo kur ato bllokohen per aktivitete sportive.
“Cila është arsyeja që ndërhyn policia? Rrugën këta e bllokojnë për ditën pa makina, për maratonën. Sheshi Nënë Tereza është aktualisht i bllokuar për një festë të Veliajt. Po keto a nuk jane vepra penale” – tha Klevis Balliu sonte..
Ai tha se nuk ka ende një vendim nëse do t’i bashkohen protestës në pjesët e tjera të kryeqytetit.
/a.r