Vazhdon tensioni dhe përplasja pranë Bashkisë së Tiranës. Në mesin e protestuesve ka hyrë edhe një ambulancë.
Një protestues është transportuar me ambulancë drejt spitalit.
Gazetari Ergys Gjencaj raporton për Balkanweb se përplasja nisi që në fillim të tubimit.
Mes policëve nga njëra anë dhe deputetëve të PD e protestuesve ka tensione të vazhdueshme. Policia ka kërkuar që të lirohet rruga dhe kjo ka shkaktuar acarim të protestuesve. Përplasja është spostuar pranë Xhamisë së Namazgjasë.