Shumë njerëz do e konsideronin martesën si një prej hapave më romantikë që mund të ndërmarrë një çift. Dita e martesës shënon një lidhje të veçantë mes dy njerëzve, një premtim që ata do e ndajnë gjithë jetën bashkë.
Por rrënjët e martesës nuk kanë të bëjnë fare me pjesën romantike, por shmangien e infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Të paktën kështu thuhet në një studim të ri.
Monogamia është një tipar i pranishëm vetëm në tre për qind të specieve të gjitarëve, dhe për një kohë të gjatë shkencëtarët kanë dashur të dijnë pse ka evoluar tek njerëzit.
Tashmë një studim tregon se monogamia i ka rrënjët tek fermerët pas “fjetjes gjithëandej”, duke qënë një normë mes gjuetarëve, dhe që u bë rrezik për shkak të përhapjes së herpesit gjenital dhe sëmundjeve të tjera.
Shkencëtarët thonë se paraardhësit tanë nuk kanë pasur kulturë kultivimi deri 12 mijë vjet më parë, ndërkohë që një studim më herët këtë vit, tregon se kultivimi i parë ka nisur 23 mijë vjet më parë në brigjet e Detit Galile në Izrael.
Por kudo që të ketë qënë, gjuetarët nisën të jetojnë në grupe të mëdha ku shpjegohet dhe përhapja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, dhe që shpjegon edhe zhvendosjen e preferencave seksuale drejt një partneri, se sa shumë partnerëve.
Gjatë studimit, simulimet kompjuterike tregojnë se popullata të mëdha në agrikulturë, tregojnë se infeksionet e transmetuara seksualisht do të zgjasnin më shumë, nëse nuk do të dëmtonin fertilitetin e femrave, dhe monogamia të përbënte një avantazh evoluimi, krahasuar me jetën e mëparshme poligame. Kjo çoi më pas në lindjen e martesës.
Studimet vënë re se Infeksionet e transmetuara seksualisht mund të jenë një faktor mes shumë të tjerave, përfshi zgjedhjet e femrës, stresi patogjen, ndikimet teknologjike, që alternohen me kthimin e njeriut nga poligamia në monogami. TCH