Ka nisur me tensione dhe përplasja protesta e opozitës.
Deputetët Flamur Noka dhe Xhelal Mziu janë parë pranë vendit ku ka ndodhur përplasja mes protestuesve dhe efektivëve.
Në vendngjarje ka prani të shtuar policore. Përplasjet e para me efektivët ndodhën në Rrugën e Elbasanit, ku deputetët Flamur Noka e Dashnor Sula janë përplasur me policinë.
Tensione raportohen edhe në zonën e Pallatit me Shigjeta.
Policia ka shoqëruar disa persona pas përplasjes.