Të gjithë abonentët e Telekom Albania do të kenë mundësinë që të kryejnë pagesa të ndryshme direkt nga celulari. Shërbimi risi vjen në bashkëpunim me M-Pay duke i’u lehtësuar të gjithë abonentëve pagesat e faturave të ndryshme.
Për të përdorur M-Pay duhet një numër Telekom dhe llogari rrjedhëse në lekë në Raiffeisen Bank ose Societe Generale Albania. Me paraqitjen në një prej degëve të dy bankave mund të regjistroheni në këtë shërbim novator.
Pas kryerjes së procedurave në degët e bankave, shërbimi mund të aksesohet nëpërmjet celularit duke telefonuar në numrin #777# dhe pas kësaj Telekom nëpërmjet Menu-së së thjeshtë që hapet në celular mundëson përdorimin falas dhe pa asnjë kufizim të të gjitha shërbimeve M-Pay duke kursyer kohën në radhët e gjata për të paguar faturat.
Duke patur gjithnjë prioritet ofrimin e risive dhe teknologjisë, Telekom mundëson që nëpërmjet telefonit të paguhet fatura e OSHEE apo blerja e paketave Digitalb. Tjetër shërbim që mund të kryhet në pak sekonda nëpërmjet M-Pay është rimbushja e telefonit dhe aktivizimi i paketës së komunikimit duke zgjedhur shumën e paracaktuar të kohës së bisedës dhe llojin e paketës së komunikimit. Në shërbimet që ofrohen duke nisur nga sot, M-Pay përfshin dhe kontrollin e bilancit të llogarisë bankare.
Kjo risi vjen në vijim të shërbimeve novatore të Telekom, si blerjet e pajisjeve dhe rimbushjet online, apo ofrimi i aplikacioneve ekskluzive për abonentët.
Telekom Albania është e angazhuar prej vitesh të ofrojë risitë më të fundit teknologjike për abonentët e saj. Pjesë e grupit më të madh të telekomunikacionit Deutsche Telekom, sjell në tregun shqiptar shërbimet më bashkëkohore të fushës së telekomunikacionit. Më tepër informacion mbi shërbimin M-Pay gjeni në www.telekom.com.al/mpay/.
ju mund te jeni te angazhuar te sillni risi, por ama mos harroni te na jepni edhe internet me te shpejte.
qyqja vetem kur pashe foton e kuptova qe ishte AMC se kur lexova titullin mendova se ishte Albtelecom….
E drejta per te zgjedhur operatorin qe na pelqen me teper dihet tashme prandaj une nuk e zgjedh Telekomin apo AMC sic jemi mesuar ti themi te gjithe sepse kam qene me pare abonent i kesaj kompanie dhe kam mbetur shume i zhgenjyer.