Siria do të mbajë gjatë ditës së sotme zgjedhjet parlamentare, një proces i cili është kritikuar ashpër nga forcat opozitare si dhe nga shtetet perëndimore.
Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 të mëngjesit do të qëndrojnë të hapura përgjatë 12 orëve të ardhshme.
Ndërkombëtarët kanë hedhur dyshime mbi procesin pasi ai do të zhvillohet vetëm në zonat që kontrollohen nga qeveria e Bashar al-Assad.
Në bazë të një përllogaritjeje, vetëm 60 për qind e popullsisë do të ketë mundësi që të ushtrojnë të drejtën e votës.
Kundërshtime të hapura kanë shprehur forcat opozitare, të cilat kanë deklaruar se procesi është ilegjitim dhe se mund të vendosë në pikëpyetje bisedimet për paqen që po mbahen mes palëve në Gjenevë nën mbikëqyrjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.