Vllaznia mundi 2-1 Teutën në javën e 14 të Kategorisë Superiore. Shkodranët morën avantazhin me një gol nga Melos Bajrami në pjesën e parë. Durrsakët reaguan në të dytën me Nasër që riktheu shpresat për Teutën por në momentin që dukej se çdo gjë kishte përfunduar Gruda realizoi në minutën e 90 dhe i dhuroi tre pikë skuadrës shkodrane.
Në takimin tjetër Skënderbeu-Dinamo në Korçë gjithçka u mbyll në barazim 2-2, Mandela realizoi për kryeqytetasit ndërsa korcarët përmbysën shifrat me Çuçka dhe Rashica po në pjesën e parë. Ekipi i Dajës shtojë forcat në sulm dhe Vila barazoi rezultatin në minutën e 54.
Një barazim që mban Skënderbeun në vendin e tetë me 13 pikë, ndërsa Dinamo shkon në kuotën e 21 pikëve dhe përkohësisht merr vendin e tretë.