Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, u diskutua propozimi i kryeministrit Rama për mbylljes e platformës së Tiktok-ut. Deputeti socialist, Toni Gogu u shpreh se kryeministri doli për të adresuar një krizë dhe po thërret një koalicion të gjerë shoqëror për të vendosur disa masa.
“Për shkak të ngjarjes që ka ndodhur, e keni nisur emisionin me ngjarjen. Do të doja të shpreh ngushëllimet për atë familje që po kalon jnë dhimbje që nuk e perceptojmë dot.
Kryeministri doli për të adresuar një krizë.
Dua të them disa fakte dhe pastaj mund të debatojmë. Kryeministri tha, do të dal në një konsultim kombëtar me prindërit. Është një burrë që ka shkruar një libër, Jonathan Haidt, brezi i ankthosur. Ai thotë, në SHBA, nga viti 2010, që përkon pak me kohën kur kanë dalë këta smartphone, deri në 2020, vetëm në një dekade depresioni te fëmijët është rritur 136% dhe ankthi 104%.
Kryeministri po thërret një koalicion të gjerë shoqëror për të vendosur disa masa. Zoti Nini tha disa fjalë kyç. Tha algoritmi i Tik Tok, nxit të qëndruarit online më gjatë.
Shëndeti mendor i fëmijëve është përkeqësuar. Kryeministri thotë dua të thërras prindërit, nën udhëheqjen e Ministrisë së Arsimit dhe dua të drejtoj një koalicion ku së bashku të vendosim. Pse jo, ka përdorur edhe fjalën për një masë drastike. Nuk është një zgjidhje e përjetshme, por kur qyteti po të mbytet, mbyll saraçineskën”- tha Gogu.
/a.r