Në prag të festave të nëntorit, qyteti i Korçës po përgatitet për një fluks të madh vizitorësh, të cilët prej kohësh kanë filluar të bëjnë rezervimet për këtë periudhë festive.
Operatorët turistikë kanë raportuar një rritje të konsiderueshme të kërkesave për rezervime për festat e 28 e 29 Nëntorit, përfshi këtu edhe Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, që janë ngjarje tradicionale dhe të rëndësishme për qytetin.
Pjesa më e madhe e vizitorëve janë vendas, por nuk mungojnë edhe ata nga trevat shqipfolëse si dhe organizimet në nxënësit e shkollave.
Nga ana tjetër edhe rezervimet për festat e fundvitit kanë ecur mirë, ku deri tani njësitë akomoduese janë rezervuar në masën 30-40%. Korça është e njohur për atmosferën e saj të veçantë gjatë muajve të dimrit, kur qyteti zbukurohet me dekorin festiv dhe ofron aktivitete të shumta për turistët.
/a.r