Babai i Martinit, 14-vjeçarit që u vra me thikë të hënën pas sherrit me një bashkëmoshatar rrëfeu bisedën e fundit që kishte me të në një intervistë për emisionin Top Story në Top Channel.
Para se të shkonte në shkollë 14-vjeçari i kishte kërkuar para për të blerë tost.
Babai i Martinit: Sikur na e lehtëson pak dhimbjen gjithë ky popull.
Një ditë para se të shkonte në shkollë më tha do më japësh një 2 mijë lekësh, do marr një tost s’do marr gjëra të shtrenjta.
Çdo shok i tij, çdo komshi thoshte që Martini ishte i bukur, i çiltër, talent. Dëshira e tij ishte futbolli mësimet, bëhu futbollist i thoja do të të ndihmojë babi.
Shpresoj të largohemi për Amerikë, vëllai na ka bërë dokumentet për bashkim familjar dhe presim përgjigje.
/a.r