TIRANE
Vetëm pak ditë pas ngjarjes tragjike, ku një 14 vjeçar mbeti i vrarë fare pranë shkollës ‘Fan Noli’ pas një sherri me bashkëmoshatarin e tij, në këtë shkollë është mbajtur mbledhja me prindërit e fëmijëve të klasave të 9-ta, e planifikuar me herët.
Ashtu siç mund të pritej diskutimi kryesor u përqendrua tek siguria e nxënësve në shkollë.
Për Neës24, prindërit thanë se këmbëngulën në krijimin e një ambienti të sigurt dhe mbrojtës për fëmijët e tyre, duke kërkuar angazhim me të madh nga ana e autoriteteve shkollore në këtë drejtim.
Prindërit kërkuan angazhimin e autoriteteve shkollore dhe bashkëpunim në të ardhmen për të adresuar këtë shqetësim të rëndësishëm.