Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka kritikuar ashpër Presidentin e Republikës Bujar Nishani për qëndrimin e mbajtur nga ana e tij për çështjen e parkut të lodrave. Pasi u paralajmaërua se kreu i shtetit do t’i bashkohet protestave kundër parkut të lodrave, kryetari i bashkisë Veliaj e ka cilësuar qesharak qëndrimin e kreut të shtetit.
“Presidenti ka vendosur ta kthejë institucionin në qesharak. Ka vendosur ti bashkohet Strazimirit me patllake në protestë. Presidenti shkon për të prishur lodrat e fëmijëve. Zoti president mos u bëj qesharak. Kam një kuriozitet. A do të shkojë presidenti te pallati 17-katësh te diga. Unë them jo, sepse pronari i atij pallati është pronar i pallatit ku rri Saliu, fëmijët e tij”, tha Veliaj.
Eriona
Njeriu me i pa fytyre ne politike sot
Njeriu me falso
Njeriu me i peshtire
Njeriu tipik servil
Turp per nje qytet prej afro 1 milion banore qe perfaqesohet nga nje njeri kaq i ulet