21 nëntori është e shpallur Dita Botërore e Televizionit. I ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare”, regjisori, Ilir Keko konsideroi Radio Televizionin Shqiptar si një shkollë të madhe.
Regjisori tha se njerëz të rëndësishëm të ekranit shqiptar, që janë pjesë e tregut, kanë qenë pjesë e Televizionit Publik.
“Mund të përmend emra shumë të rëndësishëm, hapa të mëdhenj të ekranit të vogël. Janë njerëz shumë të rëndësishëm për ekranin shqiptar. Duhet të jemi krenar që nga Radio televizioni Shqiptarë kanë dalë të gjithë moderatorët e sotëm të ekraneve. Të gjithë ata që janë në treg sot, janë pjesë e Televizionit Shqiptar. RTSH është një shkollë e madhe. Edhe punonjësit edhe drejtuesit e institucionit janë të prirur për të bërë më të mirën brenda këtij tregu mediatik. Besoj se televizioni nuk do ta humbasë emrin dhe do të vijojë të mbetët i rëndësishëm”, tha Keko.
/a.r