Ardhja e mundshme e Vojsllav Sheshelit në Kosovë kishte mobilizuar dje institucionet e kosovare.
Pas urdhrit për arrestimin e tij nga MPB-ja, Policia e Kosovës kishte dërguar dje njësitin më elitar “FIT” në Mitrovicë, njësit ky që ndërhynë vetëm kur rreziku është i shkallës më të lartë.
“Zeri.info” merr vesh se ky njësit ka qenë i pozicionuar në Mitrovicë dhe në gjendje gatishmërie për të ndërhyrë në rast se Sheshel do të tentonte të futje në territorin e Kosovës.
Por përveç njësitit special “FIT”, në Mitrovicë ishin dërguar edhe një numër i madh i pjesëtareve të njësitit “NJSO”.